• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos dilni nga shtëpia”, Rama ironizon Kryemadhin: Na është qepur me tigan e do peshk, qytetarët nuk e hanë karremin

by Ardit Rada
22/10/2020 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila nga Vora, një ditë më parë i kërkoi qytetarëve të strehuar në banesa pas dëmtimeve nga tërmeti të mos dalin nga shtëpitë.

Rama tha nga Farka se qytetarët janë të zgjuar duke ironizuar se “ata nuk do e marrin karremin e Monikës për të rënë në tiganin  e saj”.

Rama shkëmbeu batuta me 4 familjet e së njëjtës kurorë që morën në dorë çelësat e banesës, ndërsa mori disa sekonda për të kthyer maskën në anën e duhur pasi e kishte vënë mbrapsht.

“Pse nuk thoni që e kam maskën mbrapsht unë, e paskam kthyer PS me kokë poshtë, apo kështu e doni ju”, u shpreh Rama, duke shkaktuar edhe të qeshura.

Në fund kreu i qeverisë shkëmbeu batuta edhe me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj i cili kërkoi që si mbyllje të shkrepnin një foto bashkë me banorët që sot u futën në shtëpinë e rindërtuar.

Pjesë nga biseda:

Rama: Shyqyr që nuk keni pasur konflikte sherre. E mbajmë llafin ne socialistët që thoni se gënjejmë. Ti e paske shtëpinë më të madhe apo je demokrati më i madh

Banori: Jo nuk jam demokrati më i madh jemi içik më shumë ne

Rama: Disa i kanë pasur dokumentet, disa jo se kështu i lanë këta të PD-së, çorap.

Veliaj: Kishin vajt disa politikanë në Vorë i thonin mos dilni nga shtëpia. I thoshte rri rreziko jetën dhe vidh lekët e shtetit

Rama: Kush ishte, këta?

Veliaj: Jo nuk ishte PD ishte një parti tjetër, Monika me këta

Rama: Aaa, ishte tigani. Si mund t’i thuash njerëzve mos dilni nga shtëpia. Në këtë pikë i dashur kemi të njëjtin hall me këta.

O ju, ose ne na qepen me tigan në dorë dhe thonë duam peshk. Ky është helmi i përditshëm por njerëzit nuk janë budallenj. Nuk i hanë këto lloj karremash për të përfunduar në tiganin e Monikës.

Po nejse mos ta prishim tani. Po mirë ishte sa po mos me na marrë sysh.

Veliaj: Do bëjmë një fotografi siç jeni kthehuni andej

Rama: Se lali pa fotografi nuk e mbyll (qesh).

/e.rr

Next Post
”The Guardian”: 43 mijë italianë të gjobitur për shkeljen e karantinës

Rikthehet frika nga COVID në Itali: Mbi 16 mijë raste të reja, 136 viktima dhe 1 mijë të shtruar në terapi intensive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesi vijon me tensionet edhe pas lirimit, ngjitet në kangjella dhe hedh vezë drejt Komisariatit nr.3

Protestuesi vijon me tensionet edhe pas lirimit, ngjitet në kangjella dhe hedh vezë drejt Komisariatit nr.3

July 5, 2026
“Nuk u gjet gjuha e përbashkët me Federatën”/ Hervé Renard largohet nga Tunizia pas dështimit në Botëror

“Nuk u gjet gjuha e përbashkët me Federatën”/ Hervé Renard largohet nga Tunizia pas dështimit në Botëror

July 5, 2026
“99% të kohës biem dakord, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, Netanyahu mohon përçarjen me Trump

“99% të kohës biem dakord, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, Netanyahu mohon përçarjen me Trump

July 5, 2026
Analiza: Si ndryshon rrënjësisht regjimi i ri i Iranit nga ai i mëparshmi?

Analiza: Si ndryshon rrënjësisht regjimi i ri i Iranit nga ai i mëparshmi?

July 5, 2026
Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim

Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim

July 5, 2026
Tirana do të presë Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027

Tirana do të presë Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027

July 5, 2026
Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

July 5, 2026
Raporti i Avokatit të Popullit përmbys akuzat: Nuk ka prova që protestuesi u dhunua në ambientet e policisë

Raporti i Avokatit të Popullit përmbys akuzat: Nuk ka prova që protestuesi u dhunua në ambientet e policisë

July 5, 2026
“Në PD është krijuar një simbiozë”/ Minxhozi: Partia ndodhet në pozitën e moszgjidhjes së një rrotacioni të vjetër

S’ka “Shqipëri të re” me arkivol në krah

July 5, 2026
Thirrje për eliminimin e Donald Trumpit gjatë homazheve për Khamenein

Thirrje për eliminimin e Donald Trumpit gjatë homazheve për Khamenein

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In