Nga Eduard Zaloshnja
Në zgjedhjet e 2013-ës, mbi 1 milonë banorë të rritur votuan për partitë opozitare (PS, LSI, FRD etj.). Thënë ndryshe, pothuaj 48% e banorëve të rritur votuan kundër partive në pushtet. Ndërkohë, 20% të tjerë nuk morën pjesë në zgjedhje (këtu nuk bëhet fjalë për zgjedhësit me banim jashtë Shqipërisë).
Në sondazhet që kam zhvilluar në 4 muajt e fundit, raportet nuk janë fare të ngashme me ato të zgjedhjeve të 2013-ës, që shënuan rrotacionin e fundit të pushtetit në Shqipëri.
Mesatarja e sondazheve në këto 4 muaj tregon se kemi një ndarje ku rreth 1/3 e banorëve të rritur përkrahin mazhorancën, rreth 1/3 përkrahin partitë opozitare (PD, LSI. PDIU etj.), dhe rreth 1/3 nuk përkrahin asnjërën palë (luahtjet nga një sondazh në tjetrin janë 2-3 pikë më lart apo më poshtë, por rrotullohen rreth kuotës 33.3% – shihni grafikun shoqërues).
Me pak fjalë, një dallgë opozitare e ngjashme me të 2013-ës ende nuk është shfaqur në horizontin e sondazheve…