Vijojnë tentativat për transportimin e emigrantëve të paligjshëm në kufi.
Një 39-vjeçar nga Peza e Tiranës është arrestuar sot në Maliq të Korçës.
Policia thotë se ai po transportonte 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte marrë edhe lekë.
Po ashtu, për këtë rast janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të 39-vjeçarit me inicialet M. Sh.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
/a.r