Policia italiane ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare të trafikut të drogës. Në pranga janë vënë 13 persona, mes të cilëve 8 shqiptarë dhe 5 italianë.
Operacioni antidrogë u zhvillua nga karabinierët e Ascolit, ndërsa të arrestuarit akuzohen për administrim të trafikut të marijuanës dhe kokainës.
Sipas mediave italiane, masat e arrestit janë rezultat i një hetimi që zgjati disa muaj, i cili provoi ekzistencën e një rrjeti të trafikut të drogës mes Ascolit dhe Fermanas.