Presidenti i Amerikës Donald Trump, në një intervistë për mediat ndërkombëtare ka deklaruar se ndihet mirë tani dhe se nuk është më mbartës i koronavirusit. Ai u shpreh se është gati që të rikthehet në detyrë madje edhe të mbajë një tubim.
“Ndihem mirë. Realisht mirë. Mendoj se jam aq mirë sa të mbaj një tubim që sonte, s’mendoj se jam më me infeksion ngjitës,” – tha Trump.
Ndërsa mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley në një deklaratë është shprehur se Presidenti Trump, mund të jetë në gjendje që t’i rikthehet angazhimeve politike të shtunën. Ndërkohë që pas infektimit në 2 tetor, Presidenti Trump ditën e djeshme, është rikthyer në Zyrën Ovale, për t’u informuar për uraganin Delta, dhe për gjendjen ekonomike.
g.kosovari