• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Është gjeneral i një ushtrie të vdekur’/ Spiropali-Metës: Heronjtë e popullit s’kanë nevojë për verdhushkat e Baba Xhikes

by Java News
09/10/2020 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elis Spiropali thotë se heronjtë e popullit nuk kanë nevojë për verdhushkat e Baba Xhikes dhe Baba Xhikja është i vetmi president në botë që dekoron njerëz të rënë në luftra që kanë ndodhur kur ai vetë nuk kishte lindur akoma. Në një postim në facebook, Spiropali shprehet se Ilir Meta është gjeneral i një ushtrie të vdekur verdhushkash që s’ka asnjë lidhje me heroizmat e me heronjtë e luftrave shqiptare për liri!

“Kush kujton se Ilir Meta i nderon dëshmorët me teneqet që i shpërndan si verdhushkat e qypit të marrëzisë nga foltorja e Presidentit, gabon rëndë! Nuk kanë nevojë heronjtë e popullit për verdhushkat e Baba Xhikes dhe Baba Xhikja është i vetmi president në botë që dekoron njerëz të rënë në luftra që kanë ndodhur kur ai vetë nuk kishte lindur akoma! Kjo është një farse e turpshme, e neveritshme, qesharake, e cila u bë krejt kuptimplotë kur dekorata për Vojo Kushin nuk iu dha as familjes së heroit po një të panjohuri që kishte ardhur në ceremoni nga kafeneja e LSI-së afër Presidencës!

Nëse ka një parti sot që i turpëron heronjtë e luftës është LSI e qypave dhe filxhanëve dhe nëse ka një individ që e turpëron shtetin shqiptar në marrëdhenie me kujtimin e tyre, ky është Baba Xhikja i Presidencës me dekoratat e tij si vula e Xhike Qamilit! Mua nuk më komplekson asnjë qyp e asnjë filxhan i LSI sepse unë dhe Partia Socialiste luftërat çlirimtare dhe heronjtë e tyre, i kemi në ballë, i nderojme duke luftuar për Reformën në Drejtësi, për Taksimin e Ndershëm, për Librat Shkollore Falas, për Rimbursimin e Ilaçeve për më shumë se gjysëm milionë qytetarë të pasiguruar, për Rilindjen Urbane, për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, për Shqipërinë Evropiane…

Po po, Ilir Meta është gjeneral i një ushtrie të vdekur verdhushkash që s’ka asnjë lidhje me heroizmat e me heronjtë e luftrave shqiptare për liri! Kur ai flet per Avni Rustemin, mua më kujtohet blloku i tij i zi. Kur ai flet per Margarita Tutulanin, mua me kujtohen vilat e tualeti për macet e Monës. Kur ai flet per Vojo Kushin, mua me kujtohet Peçua i tij farmaceutik dhe me vjen për të vjellë nga nëpërkëmbja brutale e yjeve të luftës nën shollën e ushtrisë së gjeneral Xhikes! Kështu që le të lehin sa të duan, po të vërtetën time nuk e negocioj me askënd!”- shkruan Spiropali.

g.kosovari

Next Post
Meta ktheu ligjin për portin në “Porto Romano”, PD: Vendim i drejtë, ligji është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama

LISTA / Aktorë, gazetarë dhe sportistë... Këta janë 140 kandidatët e PD për Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com