Gjykata e Tiranës ka vendosur ta lërë të lirë qytetarin Enver Hoxha. Një qytetar me të njëjtin emër dhe mbiemër si ish-diktatori Enver Hoxha dhe i akuzuar për vjedhjen e energjisë elektrike, ka mundur t’i shpëtojë burgut. Vendimi në fjalë është marrë më 24 nëntor, ndërsa prokuroria ka të drejtë që ta apelojë atë brenda 10 ditëve që nga shpallja e tij.