Italia e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave të fytyrës në hapësira të jashtme në të gjithë vendin në një përpjekje për të përmbajtur përhapjen e coronavirusit.
Italianët gjithashtu duhet të mbajnë maska në ambiente të mbyllura kudo përveç në shtëpi.
Megjithëse rastet e Covid-19 janë shumë më të ulëta në Itali sesa në shumë vende të tjera evropiane, ka pasur një rritje të vazhdueshme të infeksioneve.
Dhe kryeministri Giuseppe Conte tha se duheshin masa të ashpra për të shmangur kthimin në një bllokim ekonomikisht shkatërrues.
“Nga tani e tutje, maskat dhe pajisjet mbrojtëse duhet të merren me vete kur të largohemi nga shtëpia dhe të vendosen. Ne duhet t’i mbajmë ato gjatë gjithë kohës”, tha ai.
“Edhe në familje duhet të jemi të kujdesshëm” – specifikon ai. “Rekomandimi i qeverisë është të vini një maskë dhe të mbani distancë edhe kur prisni miq ose të afërm në shtëpi”.
Sipas Contes “deri më tani e kemi menaxhuar epideminë me ashpërsi, kohezion dhe ndjenjën e përgjegjësisë, nëse heqim dorë nga kjo ndjenjë e përgjegjësisë, nga kjo gatishmëri për të sakrifikuar, do të kalojmë në vështirësi”. Masat e reja, specifikoi Kryeministri italian, do të hyjnë në fuqi nga e enjtja. “Për rregullat mbi karantinën – vazhdon Conte – asgjë nuk ka ndryshuar: rregullat mbi vetë-izolimin dhe karantinën në fuqi vazhdojnë të zbatohen”.
Maskat duhet të mbahen gjithashtu në dyqane, zyra, në transportin publik dhe në bare dhe restorante kur nuk ulemi në një tavolinë.
Masat janë vendosur tashmë në disa pjesë të Italisë që kanë parë një rritje të infeksioneve, të tilla si Roma, por njoftimi i fundit i bën ato të detyrueshme në të gjithë vendin.
Megjithëse ka arritur ta mbajë virusin nën kontroll më me sukses se shumë vende të tjera evropiane në muajt e fundit, rastet në 24 orët e fundit kanë tejkaluar numrin 3,000 për herë të parë që nga 24 prilli, duke regjistruar 3,678 infeksione të reja.
g.kosovari