• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lodhje, dhimbje trupi dhe vështirësi në frymëmarrje/ Tejzgjatja e COVID, përse disa njerëz s’po shërohen

by Java News
08/10/2020 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shumicën e njerëzve, COVID-19 është një sëmundje që zgjat pak dhe është e lehtë. Por disa po luftojnë me simptomat e virusit, si lodhje, dhimbje trupi dhe vështirësi në frymëmarrje për muaj me radhë

Gjendja e njohur si “covidi i zgjatur” ka një efekt dobësues në shëndetin e njerëzve. Prandaj dhe historitë e atyre që thonë se ndihen gjatë gjithë kohës të rraskapitur, janë shumë të zakonshme.

Deri më tani, fokusi ka qenë te shpëtimi i jetës, por duket se ka një rritje të njerëzve që po përballen me pasoja afatgjata të infeksionit COVID-19, shkruan BBC.

Çfarë është covidi i zgjatur?

Nuk ka asnjë përcaktim mjekësor ose listë simptomash që ndahen nga pacienti, në pacient. Ndodh që dy persona të kenë simptoma të ndryshme. E megjithatë, më e zakonshmja është lodhja.

Te simptomat e tjera përfshihen, vështirësia në frymëmarrje, kolla që mezi kalon, dhimbje kockash e muskujsh, probleme me dëgjimin dhe shikimin, dhimbje koke, humbje të nuhatjes dhe shijes, si dhe dëmtim të zemrës, mushkërive, veshkave dhe zorrëve. Gjithashtu janë raportuar probleme me shëndetin mendor, depresioni, ankthi, etj.

Nga covidi i zgjatur nuk po vuajnë vetëm njerëzit që kanë qenë në kujdes intensiv, por edhe ata që kaluan një infeksion të lehtë. Sipas një studimi të zhvilluar në Romë, rreth 87% e njerëzve që ata ekzaminuan kishin të paktën një simptomë dy muaj pasi ishin shëruar nga virusi dhe më shumë se gjysma ndiheshin ende të lodhur.

Prof.Chris Brightling, nga Universiteti i Leicester, beson se njerëzit që kanë kaluar pneumoni mund të kenë më shumë probleme për shkak të dëmtimit të mushkërive. Megjithëse mund të jetë larguar nga pjesa më e madhe e trupit, virusi mund të vazhdojë të jetë prezent në disa pjesë të tjera të fshehta.

“Nëse keni prej kohësh diarre, atëherë virusi është në zorrë. Nëse keni humbje të nuhatjes, virusi është te nervat.”- thotë Prof Tim Spector, nga King’s College London.

Coronavirusi mund të infektojë drejtpërdrejt një larmi qelizash në trup dhe të shkaktojë një superaktivitet të reagimit imunitar, që gjithashtu shkakton dëme në të gjithë trupin, shkruan dritare.net. Mbi bazën e studimeve, thuhet se, sistemi imunitar nuk kthehet në normalitet pas covidit dhe kjo shkakton dobësim të shëndetit.

Infeksioni gjithashtu mund të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë organet e njerëzve. Kjo duket nga grafitë, që tregojnë nëse mushkëritë bëhen me dhëmbëza, probleme afatgjata që janë parë pas infektimit me Sars ose Mers. Por covid gjithashtu mund të ndryshojë metabolizmin e njerëzve. Megjithëse ende në studim, ka shumë gjëra që ndodhin në strukturën e trupit nga virusi.

COVID-19 mpiks gjakun dhe dëmton rrjetin e arterieve që çojnë gjakun në trup. Prof David Strain, nga Universiteti i Exeter thotë se: “Teoria për të cilën po punoj është një plakje e parakohshme e enëve të vogla të gjakut që çojnë oksigjen dhe lëndë ushqyese në inde.” Por ai paralajmëroi se, derisa të kuptohet se çfarë po e shkakton Covid e gjatë është e vështirë të kuptosh trajtimet.

g.kosovari

Next Post
Pas Tiranës, Komisioneri i BE-së viziton sot Prishtinën/ Ja axhenda e takimeve të tij

Pas Tiranës, Komisioneri i BE-së viziton sot Prishtinën/ Ja axhenda e takimeve të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ç’fitojmë me Kashar-Rrogozhinë?

August 27, 2026
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

August 27, 2026
Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

August 27, 2026
SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Drita jeshile për Berishën ka ngjyrën e barit apo dollarit?

August 27, 2026
FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, dyfishon mbijetesën në provat klinike

FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, dyfishon mbijetesën në provat klinike

August 27, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

A do të bjerë Qeveria në “grackën” e Behgjet Pacollit?

August 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Afati i vetëm që drejtësia shqiptare ka respektuar deri më sot!

August 27, 2026
“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?

“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com