Ai e fshehu drogën në dyshek dhe më pas e shiti në zonën Campasso. Shpërndarësi, një shqiptar 23 vjeçar u arrestua nga agjentët e stacionit policor Pré.
Ai u vu re pasditen e djeshme në një lokal.
Pasi kontaktoi me disa bashkëmoshatarë, hyri në një ndërtesë. Me të ikur, i riu u ndalua nga oficerët të cilët kontrolluan në apartamentin ku ai kishte qenë për disa orë.
Brenda një dysheku të prerë pjesërisht, policët gjetën mbi 700 gram heroinë të ndarë në tetë mbështjellës dhe disa fletë ku shënoheshin emrat dhe numrat. Në atë moment, ai u vu në pranga.