• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Veliaj akuzon hapur Bashën: Do e kallzoj në SPAK! Ka marrë makinë luksoze dhe vila nga “oligarkët”!

by Java News
06/10/2020 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka thënë sot në emisionin “Open” se do ta kallzojë në SPAK kreun demokrat Basha. Veliaj tha se disponon disa fakte ndaj Lulzim Bashës.

Sipas Veliajt, lideri i opozitës ka marrë një makinë luksoze nga kompania që operonte në Unazën e Astirit.

Ndërsa shtoi se kryetari i opozitës ka mashtruar, ku ka thënë se pallati ku banon i është dëmtuar nga tërmeti, kur në fakt sipas Veliajt pallati ishte i padëmtuar dhe i banueshëm.

Basha për tre vite bllokoi Astirin. Por kur ai ka marrë nga kompania atje një makinë, kjo ka 64 transaksione. Por kur t’i merr një dhuratë nga kompania dhe e lë protestën sikur të mos ketë ndodhur asgjë, atëherë do të thotë që tallet. Banorët e Astirit i njoh shumë mirë, ka 80.000 banorë.

Fushata duhet të ketë fakte, mbi faktet duhet të ndërtohet e vërteta. Kur ti ke ardhur në këtë televizion punëdhënësi të ka pyetur çfarë ke bërë më përpara. Kjo do të ndodhë më 25 prill. Populli shqiptar me të drejtë do të thotë çfarë ke bërë më përpara.

Qëllon që të dy kanë punuar në Tiranë dhe po shkojnë për të marrë një punë më të madhe. Kjo është letra që unë mezi po pres të shkoj në SPAK. Kur Edi Rama shkonte të bënte shtëpinë e të tjerëve, Basha shkonte të fotografonte shtëpitë e oligarkëve.

Përse duhet një njeri që kandidon për kryeministër dhe thotë që më është prishur pallati. Kam folur me administratoren dhe më ka thënë që pallati nuk ka rrezikshmëri dhe është i banueshëm. Këto do i dërgoj të gjitha në SPAK. Shton kate pa leje, refuzon të shkosh në prokurori.

E para punës kam fituar 15 nga 15 gjyqe. Ky pallat është i padëmtuar. Në momentin që shqiptarëve iu dëmtua shtëpia, kryetari i opozitës fotografonte vilat e veta”, tha Veliaj.

“Basha i dha vetes leje për kat shtesë”, Veliaj nxjerr blof kreun e PD, tregon bisedën me administratoren e pallatit të Bashës

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Lulzim Basha në kohën që ka qenë në Bashkinë e Tiranës ka firmosur leje për veten e vet për të bërë një kat shtesë. Duke folur në Tch, Veliaj tregoi edhe një takim me administratoren e pallatit të Bashës, e cila tregoi se të gjithë banorët jetojnë aty pasi pallati nuk ka asnjë dëmtim strukturor dhe asnjë rrezikshmëri.

“Tani në një vend normal nëse kryetari i Bashkisë i jep leje vetes së vetë dhe thotë: Vendosa të miratoj leje zhvillimore për Z. Lulzim Basha dhe këtë e firmos vetë Lulzim Basha. Tani kjo është në konflikt interesi në çdo vend të botës. Jo vetëm nuk ke fytyrë më të dalësh të kandidosh, nuk ke fytyrë të dalësh të kandidosh.

Kur Edi Rama shkonte të bënte shtëpitë e të tjerëve, Lulzim Basha ishte shumë i zënë të kapte vilat e oligarkëve. Tani ky ndërtuesi këtu që PD i thotë tërë ditën je oligarkë, je kriminel, je i korruptuar, pastron paratë. Dhe pse duhet që një njeri që kandidon për kryeministër duhet që të gënjejë dhe të më thotë që më është prishur pallati.

Ndërkohë jam takuar me zonjë Fatbardha, administratorja e pallatit, i gjithë pallati është aty. Ja raporti i inxhinierve. Objekti nuk paraqet dëmtime strukturore dhe nuk ka rrezikshmëri për banorët e tij. Pra kur një njeri gënjen, në një vend të botës do të futej në burg vetëm për përhapje paniku.

Jo vetëm kaq, i jep leje vetes tënde, shton katet pa leje, refuzon të bashkëpunosh me INUK-un…Po të them që e la protestën e Astirit dhe ka një konflikt interesi sepse kontraktori dhuron makina për kryetarin. Imagjino çon njerëzit të rrihen, çon demokratët qoftë edhe këta 70-80 veta e Astirit të rrihen edhe të shqyhen dhe e mbyll me një makinë lojën, kjo është shumë e rëndë”, tha Veliaj.

Veliaj: Kemi një vijë të madhe ndarëse, PD mendon për listat për zgjedhje, ne për të zgjidhur hallet e qytetarëve. Anetaresia e PD po e braktis Bashën, po vijnë në PS

Kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherësh edhe drejtues politik për Tiranën shprehet i bindur se PS do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 25 prillit. Veliaj nënvizoi se shqiptarët e kanë të qartë dallimin mes dy alternativave, asaj të PD që shqetësohet veç për emrin në listat e kandidatëve për deputetë dhe PS që ka fokus si të përmirësojë dhe t’u vijë në ndihmë atyre që kanë nevojë.

“Ajo që po shohim është që kampet po flasin për tema të ndryshme. Ne po shohim opozitën që flet për listën elektorale, pra listën e 25 prillit dhe shqetësime të tipit “ku jam në listë; ku do jem në listë; sa është pragu”. Ne nuk po flasim për këtë listë.

Unë po flas për një tjetër listë, për listën e shkollave që po ndërtojmë, për listën e shtëpive që po u japim çelësa dhe unë besoj që ne këtu kemi një vijë të madhe ndarëse.

Të dyja palët po flasin për lista, por njëra për listën e interesit të vet dhe një tjetër për listën e qytetarëve të cilët e kanë mandatuar të zgjidhi këto shqetësime siç janë tërmeti që ju me të drejtë e përmendët, që do jetë një temë e kësaj fushate.

Pyetja për një njeri, cilido socialist, demokrat, burrë, grua do jetë në orën 4 të mëngjesit kur bie tërmeti, kush e ftillon këtë punë?

Kush i merr frenat në dorë? Kush i jep dum një emergjence të tillë? Ai që në orën 4 kthehet dhe fle gjumë në anën tjetër, që e provuam 4 vite në Bashkinë e Tiranës, apo ai që në orën 4 të mëngjesit të thotë – Lali ku je? Ku janë zjarrfikëset, ku janë vinçat? Ku do t’ u japim shtëpi këtyre që humbën familjet?

Pastaj si do fillojë rindërtimi i të tjerëve? Kemi kaq muaj ku ata po flasin për listën me pyetjen – Ku jam unë te lista e partisë? Ne jemi duke folur – ku është kjo lista e problemeve dhe si mund të shkurtohet duke zgjidhur çdo ditë nga një hall. Ka një diferencë shumë të madhe botëkuptimesh”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se një votë për opozitën s’ka asnjë garanci sot pasi i kanë dhënë provat që kur merr pushtetin vetëm fle gjumë.

“Një votë për opozitën s’ka asnjë garanci sot pasi i kanë dhënë provat që ose kur e marrin me dhunë flenë gjumë ose e lenë lojën në gjysmë. Unë vij nga Farka ku e gjithë Partia Demokratike u bashkua me PS, vij nga Zall Bastari ku e gjithë Partia Demokratike është bashkuar me PS, bij nga njësia 1 dhe 2 ku shumë prej këtyre partiçkave të vogla janë bashkuar me PS, pse?

Sepse kanë kuptuar që është e vetmja forcë që kur të prishet shtëpia, kur të bie zjarri, kur ke nevojë për ndihmë, kur ke nevojë për asistencë në çdo orë të ditës dhe të natës të bie tërmeti ka një shtet në këmbë”, deklaroi Veliaj.

Next Post
Ndryshimet zgjedhore/ Balla: Nuk kuptova asgjë nga propozimi i Hajdarit, modeli i PS sipas vendeve të Europës

Taulant Balla: Më 25 prill 2021, partia e Ilir Metës do ikë për skrap!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In