Analisti: Përdorimi i maskës, metaforë e ndarjes mes Republikanëve e Demokratëve

Zaloshnja

Analisti Eduard Zaloshnja në një lidhje skype për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ deklaroi se përdorimi i maskës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’ju mbrojtur nga COVID-19 ka qenë metaforë e ndarjes mes republikanëve dhe demokratëve.

Teksa u diskutua figura e Trump dhe deklaratat e tij për pandeminë, ai theksoi se shumica e republikanëve nuk duan ta përdorin maskën.

“Përdorimi i maskës deri sa u sëmur vet Trump, ka qenë si një metaforë e ndarjes mes republikanëve e demokratëve. Nuk e di pse Trump këmbënguli kaq shumë, pasi ka ndikuar dhe tek votuesit e pavarur. Në Amerikë secili regjistrohet për t’u votuar. Ata që janë regjistruar, janë pro përdorimit të masave, shumica e Republikanëve nuk duan ta përdorim maskën. Ata që janë regjistruar si të pavarur, janë të anuar nga përdorimi i maskës. Përdorimi i maskës siç e thotë dhe Shkenca, ndihmon në uljen e numrit të infektimeve.”, tha Zaloshnja.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com