Autoritetet italiane kanë arrestuar një 41-vjeçar i cili vidhte makina. Mediat e vendit fqinj raportojnë se ai e kryente këtë “aktivitet” në zonat Padovës dhe Venecias.
Bëhet e ditur po ashtu se shqiptari, me inicialet R.P., pasi vidhte automjetet i shiste ato në tregun e zi, kryesisht jashtë Italisë.
Ai ishte vënë re nga policia edhe në disa raste të tjera, por kishte arritur që të shpëtonte.
Brenda automjetit në të cilin u ndalua së fundmi, karabinierët gjeten mjetet me të cilat shqiptari kryente vjedhjet.
Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Padovës.
/a.r