• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj në Ditën e Alfabetit, me nxënësit fitues të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe

by A R
22/11/2024 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit, në nderim të dijetarëve shqiptarë që vendosën njësimin e alfabetit shqip, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, takoi fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, nxënës të shkollës “Rilindja” në qytetin e Kavajës: Ajra Bexhdili, Klevis Musa, Kejsi Teliti, Najla Vrapi dhe Kejsi Shehi, të shoqëruar nga drejtuesja e shkollës, znj. Hamide Kariqi, mësuesja e Gjuhë-Letërsisë, znj. Matilda Bardhi, si dhe Kryebashkiaku Fisnik Qosja, të cilët ndanë, në një bisedë të bukur, eksperiencat e konkursit dhe vlerat e tij në Vitin e Gjuhës Shqipe.

“Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar, simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar e qëndresës shqiptare: alfabetin e gjuhës sonë të bekuar. Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj në të tashmen dhe një zotim për ta çmuar e iu dedikuar në të ardhmen”, – theksoi Presidenti pasi i përgëzoi nxënësit për përpjekjen dhe paraqitjen dinjitoze që, siç u shpreh: “Na bën të besojmë se e ardhmja jonë do të jetë shumë herë më e mirë”.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se ky konkurs kombëtar duhet të kthehet në një traditë të përvitshme, që ndër breza ne të vijojmë të ruajmë, si edhe të pasurojmë gjuhën tonë: “Kur ndërtohet një shtëpi, nuk bëhet e bukur çatia, bëhen themelet e forta. Këto themele të hedhura në shkollën “Rilindja” tregojnë që gjuha, rrënja jonë, gjuhë e shqiponjave, do të vazhdojë të mbijetojë. Ajo që keni treguar gjatë kësaj kohe është se përdorimi i saktë dhe i duhur i gjuhës shqipe, mbrojtja dhe promovimi i saj, patjetër dhe pasurimi, është vlerë, vlerë e kombit tonë”.

Nxënësit u shprehen se ia dolën të çojnë trofeun në Kavajë me ndihmën e mësuesve dhe në bashkëpunim të fortë si ekip: “Secili nga ne ka një talent të ndryshëm, si copat e një puzzle që veçmas nuk kemi kuptim, por kur u bashkuam, atëherë dhe ia dolëm të fitonim”.

Presidenti i Republikës i dhuroi secilit nxënës një Fjalor të Gjuhës Shqipe si simbolikë të përkushtimit që ata kanë treguar ndaj gjuhës shqipe duke dalë fitues të konkursit ndër 900 shkolla në vend.

/a.r

Next Post
Detaje të reja nga vrasja e Martinit, sekuestrohen kamerat e sigurisë, autori dyshohet se u ndihmua të largohet nga…

Detaje të reja nga vrasja e Martinit, sekuestrohen kamerat e sigurisë, autori dyshohet se u ndihmua të largohet nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

Fluks udhëtarësh nga Kosova në Shqipëri/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

September 26, 2026
Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

September 26, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Erdogan: Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen në rajon

Erdogan sulmon Netanyahun: Kriminelët e luftës u takojnë gjykatave, jo tribunës në OKB

September 26, 2026
“Në fund të 2025-ës ndodhi diçka e rëndë”, Braçe: Unë kam bërë ‘shkollën’ e Gramoz Ruçit! Debati në PS është…

“Na ndërpreu takimin dhe mallkoi banorët”, Braçe reagon pas përplasjes me aktivisten

September 26, 2026
Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

September 26, 2026
Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

September 26, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

September 26, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

September 26, 2026
Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

September 26, 2026
Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com