Janë 520 raste të abuzimeve seksuale të kryera nga ushtria serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, që presin të dalin para gjykatës, ndërsa ato që janë proceduar që nga viti 1999 ende nuk kanë marrë ndonjë vendim. Kështu u tha gjatë një vizite që pati presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, në Zyrën për Viktimat e Luftës Civile, gratë e dhunuara gjatë luftës , në “Qendrën për rehabilitimin e nënës dhe fëmijës”, në Prishtinë.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka vlerësuar punën e bërë për të gjithë viktimat e abuzimeve seksuale gjatë luftës duke falënderuar të gjithë për punën që bëjnë në këtë qendër.