Policia greke ditën e sotme ka shkatërruar një rrjet trafikantësh që prodhonin dhe tregtonin kanabis në zonat e Korinthit, Tripoli, Agrosit dhe Athinës. Sipas mediave greke në pranga kanë rënë 10 persona prej të cilëve 7 shqiptarë dhe tre të tjerë grekë. Mësohet se në mesin e tyre ishin 6 gra me origjinë nga Shqipëria dhe 1 grua ishte greke.
Policia sqaron se lënda narkotike ishte mbjellë në plantacione në zona të izoluara në male,ndërsa trafikantët kishin instaluar sisteme moderne vaditje dhe plehërimi.
Nga hetimet, u gjetën dhe konfiskuan gjithsej 622 fidanë kanabisi. Po ashtu sipas mediave janë gjetur dhe janë konfiskuar gjithashtu 90 kg kanabis, 5 peshore elektronike me precizion, 27 telefona celularë, makinë, materiale dhe pajisje për jetesë, laptop e shumë materiale të tjera.
Autoritetet thonë vlera e kanabisit e kalonte shumën prej 1.500.000 euro nëse trafikantët do të arrinin ta hidhnin në treg lëndën narkotike. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie,ndërsa hetimet do të vazhdohen prej departamentit të anti-drogës së Atikës.
g.kosovari