Një grua ka telefonuar policinë duke kërkuar ndihmë pasi ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zgjup të Gramshit. Gruaja, e cila telefonoi sallën operative, kishte thënë se frikësohej se burri mund ta vriste pasi mbante armë në banesë.
Drejt vendngjarjes shkuan me urgjencë patrullat e policisë, të cilat bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në banesë, burrit 60-vjeçar iu gjet një kallashnikov dhe një sasi e madhe municionesh, plot 1400 fishekë.
Arma dhe municionet u sekuestruan nga uniformat blu. Policia e Elbasanit thotë se 60-vjeçari me iniciale R.D. kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas. Ai akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
/a.r