• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e dy qeverive, Rama: Ambicia jonë “heqja” e kufirit Shqipëri-Kosovë

by Java News
02/10/2020 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Delegacioni i qeverisë së Kosovës ka mbërritur në Shqipëri. Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrat e tij janë pritur nga delegacioni i qeverisë shqiptare në një ceremoni zyrtare.

Pas ceremonisë së pritjes e cila u zhvillua në oborrin e Pallatit të Kongreseve, dy qeveritë ajo e Kosovës dhe Shqipërisë janë ulur në një tryezë të përbashkët.

Kryeministri Edi Rama: Është kënaqësi e posaçme që pavarësisht këtij momentk kaq të vështirë që po kalojmë ne dhe mbarë bota, kufizimi i kontakteve dhe kushtet për takime të afërta janë shumë të kufizuara, arrijmë që ta organizojmë së bashku këtë takim të 6-të ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë këtu në Tiranë, pikërisht në 100- vjetorin e kryeqytetit.

Përpara se të vinim këtu kemi pasur një bisedë miqësore me Kyeministrin dhe kemi rënë dakord që të investohemi së bashku për të çuar përpara një projekt të përbashkët duke filluar sa më parë nga puna për 150-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, i cili është ende larg në kohë por jo aq larg për të mos menduar qysh sot për një projekt të përbashkët rikualifikimi urban tërësor të qytetit historik të Shqiptarisë.

Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE-së në rajonin tonë duke nisur nga më e thjeshta dhe më kuptimplota heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.  Besoj që është e rëndësishme që Ministritë e Brendshme të të dyja shteteve të intensifikojnë punën për të mundësuar kontrollin në kohë reale të pikave kufitare, gjë që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbuar asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe kundër çdo forme abuzimi me lirinë e lëvizjes.

Porti i Durrësit të kthehet në një port strategjik. Ambicia jonë nuk duhet të ndalet vetëm në një stacion. Me këtë marrëveshje do të mundësojmë ligjërisht edhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta. Një port të përbashkët në Durrës të Shqipërisë dhe të Kosovës në funksion të gjithë rajonit. Së shpejti ne nisim pas një odiseje të gjatë ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ky hap tjetër besoj që shkon në drejtimin e duhur ashtu sikundër shkon në drejtimin e duhur edhe angazhimi për të zhvillkuar korridorin dixhital Prishtinë-Tiranë mbështetur në teknologjiën 5G. Dua të rikonfirmoj qëndrimin e qeverisë tonë që vendet e rajonit tonë duhet të shohin perspektivën e një zhvillimi të teknologjisë 5G të bazuar në një rrjet të sigurtë në çdo aspekt dhe sigurisht duhet të synojnë alternativën e duhur të ofertës që ekziston sot dhe që përsa na takon si Shqipëri, është një ofertë e dyshimtë.

Mësohet se në mbledhje do të nënshkruhen 15 marrëveshje bashkëpunimi, të cilat afrojnë më shumë vendet me njëra-tjetrën. Ndërkohë në tavolinën që do bëhen diskutimet është vendosur mbishkrimi ‘Bashkë pa kufij. Në një rajon pa kufij’.

/a.r

Next Post
Paketa anti-KÇK/ Gjonaj: Do ashpërsohet lufta ndaj krimit, do japin llogari për çdo qindrakë që kanë

Gjonaj: Gati Kodi i ri Penal, do e depozitojmë në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje autorin

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje autorin

May 24, 2026
Përfshihet nga flakët e zjarrit një banesë në Pogradec, shpëton mrekullisht familja

Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

May 24, 2026
“Nuk kam marrë kurrë bursë për në Harvard”, Rama për “Kathimerini”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm me pakicën greke!

“49 milionë euro të tjera nga Plani i Rritjes”, Rama: Shqipëria vulos përmbylljen e negociatave me BE, opozita kërkoi izolimin

May 24, 2026

Ndarja territoriale dhe kriteret gjeografike-historike-ekonomike

May 24, 2026
“Paraburgimi krijon terren për korrupsion”, Shabani: Po përdoret edhe aty ku nuk ka arsye

“Paraburgimi krijon terren për korrupsion”, Shabani: Po përdoret edhe aty ku nuk ka arsye

May 24, 2026
Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

May 24, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha : Mirënjohje edhe atyre që votuan kundër, jemi një familje!

May 24, 2026
Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

Berisha rikonfirmohet kryetar i PD-së me 37,341 vota pro, Vokshi: Procesi transparent

May 24, 2026
PE miraton me 58 vota raportin për Shqipërinë, Hoxha: Vlerësim i qartë për rrugën drejt BE-së

Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Hoxha: E papranueshme!

May 24, 2026
Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In