Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra të prokurorit Ferdinand Elezi, ish drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës.
Elezi kundërshtoi në Shkallën e dytë të vetingut shkarkimin e tij. Ai nuk mundi të bindë gjykatën në lidhje me ligjshmërinë e pasurisë së tij.
Ferdinand Elezi ishte një nder kandidatët e garës për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm në vitin 2017.
/e.rr