Një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh, të gjithë të shkarkuar nga Komisioni i Vettingut, kanë krijuar një të ashtëquajtur shoqatë “Drejtësi për Drejtësinë”, dhe e përdorin duke shantazhuar antarët e Vettingut.
Janë një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh që janë shkarkuar për korrupsione, vendime të padrejta në dëm të qytetarëve, pasurira marramendëse të pa justifikuara, dhe tashmë nën emrin e kësaj të ashtëquajture shoqatë “Drejtësi për Drejtësinë” kanë nisur shantazhet, duke financuar media anonime për të hedhur baltë në drejtim të antarëve të Komisionit të Vettingut.
Kjo e ashtëquajtur shoqatë së fundmi është duke shantazhuar me presione mediatike dhe me kallzime në SPAK, antaren e Komisionit të Vettingut, Brunilda Bekteshin.
Sipas tyre, Bekteshi nuk ka justifikuar në mënyrë të saktë pasurinë, edhe pse kësaj të fundit i është verifikuar më parë pasuria, para se të zgjidhej si anëtare e Vettingut dhe e gjitha ka rezultuar e saktë dhe brenda ligjeve.
Por, e gjitha kjo lojë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar bëhen për të shantazhuar punën e anëtarëve të Komisionit të Vettingut, të cilët kanë një mbështetje ndërkombëtare, por dhe të qytetarëve. (TemA)