Për ish- kreun e SHISH, Fatos Klosi rinisja e gjykimit nga e para për vrasjen e Azem Hajdarit nuk do të sjellë asgjë të re për “vrasjen e shekullit” në parim. I ftuar në studion e emisionit “Repolitix” në Report Tv, Klosi tha se uron që Gjykata ta marrë me forcë Sali Berishën, nëse nuk pranon që të paraqitet si dëshmitar.
“Asgjë të rëndësishme, procesi gjyqësor është bërë me kohë, mbase për të mund të sjellë ndonjë gjë, por për çështjen parimore jo. Pres që ta detyrojnë Berishën që të paktën të para gjyqtarëve që të thotë atë që ka thënë nëpër media, se ka thënë shumë që nga ajo kohë, le të vejë. Që nga ai vit i mbrapsht, 1998 e ka përdorur atë çështje pa fund, le të vejë njëherë para gjykatës aty ku bëhet një betim që do të thotë të vërtetën. Uroj ta marrin me forcë nëse nuk do shkoj. Të shohim argumentet që ka Izet Haxhia. Ka folur aq shumë 20 minuta pas ngjarjes ishte ai që tregoi si ka ndodhur….e thirrëm atëherë, por nuk vajti kurrë”, tha Klosi.
Ky reagim vjen pasi Gjykata penale e Tiranës rinisi nga e para pas më shumë se dy dekadash procesin ndaj Izet Haxhisë të dënuar për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998.Në seancën e kësaj të mërkure, gjykata i ka dhënë mundësi Prokurorisë të paraqesë kërkesën e saj për provat dhe dëshmitarët, mes tyre ish- kryeministrin Sali Berisha, Vili Minarollin, Sali Lushën, Ylli Rakupin, Genc Pollo.
g.kosovari