BRITANI E MADHE
Mark Chapman, vrasësi i John Lennon, i ka kërkuar falje vejushës së muzikantit të famshëm 40 vite pas krimit. Në 1980-ën, Mark David Chapman e qëlloi me pesë plumba ish-këngëtarin e Beatles, jashtë shtëpisë së tij.
Vrasësit muajin e kaluar i është refuzuar për të 1-ën herë lirimin me kusht. E për përsëritjen e kërkesës do të duhet të presë tani edhe dy vite të tjera.
Gjatë seancës dëgjimore, ai tha se e vrau 40-vjeçarin që të fitonte famë dhe shtoi se meritonte dënimin me vdekje shkruan Bbc.
“E vrava për të fituar famë, ishte një veprim egoist dhe i neveritshëm. Dua të theksoj se më vjen keq për krimin që kam kryer dhe për dhimbjen që kam shkaktuar. Ai ishte njeri familjar, ishte ikonë, ishte jashtëzakonisht i famshëm”- ka thënë ai në gjyq.
“Më vjen keq për dhimbjen që i kam shkaktuar gruas së tij. Më rri mendja aty gjatë gjithë kohës”, shtoi Chapman, i cili e kreu vrasjen kur ishte 25 vjeç dhe sot është 65 vjeç. Kujtojmë që më 8 dhjetor 1980 Chapman sparò qëlloi me 4 plumba Lennon jashtë apartamentit të tij në New York. BW