Nga Artur Ajazi
Ilir Meta, është duke u marrë intensivisht me gjithçka lidhet me politikën, bisedimet mes partive, hapjen apo mbylljen e listave, votimet në Parlament, dhe padyshim nuk ka lënë pas dore, paralajmërimet për shumicën qeverisëse, dhe thirrjet për “revolucion” popullor. Herë si ministër i Brëndshëm, herë si kryetar LSI, dhe kur ja do “puna” edhe kryetar shteti, Ilir Meta brënda vehtes ka bindjen se “po e kryen mirë detyrën e tij”, madje e gënjen vehten duke menduar se “po ja del”. Deklaratat e 10 ditëve të fundit, që lidhen me “listat e hapura, votimet e deputetëve, konseguenca ndaj marrëveshjes së 5 Qershorit” apo dhe “kërkesa e llogarisë për zotin Rama si kryeministër i vendit” lidhur me detin, treguan se Ilir Meta brënda vehtes ndjehet si njeri “tre funksionesh”.
Mëndja e tij e lodhur, punon për gjithçka lidhet me frikën e madhe të mandatit të tretë të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Duke shpikur dhe proklamuar në rrjete sociale, skenarë dhe intriga herë me “Bashën kryeministër, dhe Meta ministër i brëndshëm”, apo dhe duke mos u ndarë nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për të bërë edhe kryetarin e LSI, shpirti i tij nuk po gjen “derman”, pasi e tremb shumë jo shkarkimi i tij si kryetar shteti, por fitorja e padiskutueshme e Edi Ramës në 25 Prill 2021. Të gjitha “thashethushet” mbi “fitoren e PD-LSI në zgjedhje, ndarjen e portofoleve ministrore” apo dhe aludimet për garën e postit të kryeministrit mes tij dhe Lulzim Bashës, janë fantazi e shfrenuar e një njeriu që ka kaluar në delir, dhe pushtetin, e sheh si të vetmin shpëtim nga mëkatet e bëra. Ndaje mëndjen Ilir, do të bëhesh ministër i Brëndshëm i Lulzimit, kryetar LSI, apo do të mbetesh deri në 24 Korrik 2022 kryetar shteti ? Kam bindjen se, nuk do ta mbyllësh dot mandatin e dhuruar të kryetarit të shtetit, kjo jo për faktin sepse do të shkarkohesh, por ti nuk mund të durosh dot fitoren e tretë të Edi Ramës, dhe do të dorëhiqesh.
Për ty, Doktorin dhe Lulzimin, fitorja e tretë e Edi Ramës dhe humbja rradhës e “koalicionit” më shtatanik të politikës në 30 vitet e demokracisë në Shqipëri, është e papranueshme. Ju qysh tani po kaloni gjendje “shoku”, dhe kjo duket në tejkalimet e kompetencave që ti, po i lejon vehtes, apo dhe loja e ndyrë e Lulzimit me Këshillin Politik. Ndaje mëndjen Ilir, je me Doktorin, Lulzimin, Monikën, apo me Kushtetutën ? Kjo sepse në 2 Mars, tek mblodhe ata dhjetra “mbështetës” të tu në bulevardin e madh të Tiranës, dhe u ule në gjunjë para flamurit , deklarove se “jam dhe do të mbetem mbrojtës i Kushtetutës deri në fund të jetës time”. Por Kushtetuta, nuk të thotë të intimidosh kryeministrin dhe deputetët kur të teket ty, Kushtetuta nuk do të thotë të sillesh si “ministër i Brëndshëm apo kryepolic” kur të teket ty, dhe nuk do të thotë, të bësh kryetarin e LSI, gjithmonë kur shikon se 25 Prilli 2021, do të jetë dita e fundit kur ajo parti të funksionojë politikisht.
Ndaje mëndjen Ilir, dhe më mirë hyr edhe ti në listën e “qeverisë së Lulzim Bashës” sepse duke kryer “tre funksione” njëherësh, ndoshta do të mbetesh pa asnjërën deri në ditën e zgjedhjeve.
Shtangisti monikes
Skandal