Lëkundje tërmeti në Shqipëri. Lëkundja është ndjerë në Tiranë, por zgjati pak sekonda. Të dhënat e para flasin për një epiqendër 19 km larg kryeqytetit dhe forca e tërmetit ka qenë rreth 2.9. Por shumë qytetarë i kanë ndjerë dhe kanë raportuar në rrjetet sociale.
Këto lëkundje vojnë pas lëkundjeve të forta që u ndjenë sot në Greqi.
Tërmeti me magnitudë 5.9, sipas EMSC, goditi rajonin e Kretës. Sipas dëshmive, lëkundjet afër epiqendrës ishin të forta, ndërsa fatmirësisht tërmeti ka zgjatur vetëm pak sekonda. Në epiqendër tërmeti pati një thellësi 45 km, çka kjo e bëri më të ulët intensitetin në sipërfaqje.
Epiqendra e tërmetit ishte 57 km në juglindje të “Iaákleion”, Kretë, zonë me një popullsi mbi 100 mijë banorë.