Nga Artur Ajazi
Partia Demokratike ka nisur të mendojë seriozisht për të siguruar “armën” më të besueshme që ajo mendon se do ta nxjerrë nga bataku elektoral. Ka vendosur të hapë “thesin” për të blerë sa të mundet media, duke joshur pronarët e saj, jo vetëm me premtime boshe, por edhe me para.Sytë e drejtuesve të Partisë Demokratike, janë drejtuar nga portalet e vjetra dhe të reja, nga televizionet dhe disa media të shkruara. Sikur të mos i mjaftonte mbështetja e madhe mediatike me të cilat ajo parti bën ekspozimin e shpifjeve, akuzave dhe denoncimeve, tani ka ardhur koha të inventarizojë si “pro” saj edhe media të tjera. Lulzim Basha edhe pse në këto vite të humbura për partinë e tij, ka patur rastin dhe mundësinë të ketë në krah një numër të madh mediesh (të cilat nuk dihet si mbijetojnë financiarisht) sërish nuk ka gjetur rrugën e duhur për të qenë shpresëmadh se zgjedhjet e 25 Prillit 2021 do ti fitojë.
Listat e hapura apo listat e mbyllura, listat e reja apo listat e vjetra, propozimet e bazës apo “copy 5” listat e 2017, një gjë është e sigurtë për Lulzim Bashën, humbja e tretë rradhazi, dhe rruga e vështirë e tij për të mbajtur me pahir karrigen e kryetarit të partisë. Thuhet se “oligarkët” që nisi ti sulmojë para 1 viti me “egërsi” të pashoqe, duke shpifur sa ka dashur, sot po u premton “mbështetje dhe lehtësira” në këmbim të ndihmave financiare për të afruar sa më shumë media për fushatën e ardhshme. Lulzim Basha ka hyrë në fazën më vendimtare të jetës së tij politike, ku pas afro 8 vitesh në opozitë edhe pse me “motorrë” të fikur dhe mungesë idesh dhe programesh, i duhet të përballet hapur me mungesën e përvojës personale, edhe pse shpreson se “ka obligimin moral ti fitojë zgjedhjet e 2021”. Një gjë është e sigurtë dhe kjo lehtësisht e vërtetueshme, humbja ka qenë dhe mbetet “triumfi” i tij në politikë.
Pavarsisht se Lulzim Basha, mundohet të mos krahasojë “opozitën e Berishës” me opozitën e tij, pavarsisht se ai mundohet të “shkasë” disi nga mënyra e vjetër dhe tradicionale e asaj partie, për të treguar “ndryshimin”, duket se beteja e ardhshme elektorale do të vendosë (pavarsisht mbështetjes mediatike që ka siguruar) fatin e tij në politikë. Një nga sfidat humbura të Lulzim Bashës në këtë periudhë, mbetej afrimi i “të flakurve nga PD”, të cilët ai u mundua ti joshë me futjen në listat e reja. Lëvizjet e paramenduara të kryetarit të PD, e kanë thelluar ç’montimin e të djathtës në Shqipëri, duke ja lënë vendin një historie të vjetëruar që nuk ngjall më shpresë dhe besim tek mbështetësit e tij. Edhe procesi që Partia Demokratike nisi me gjoja pretendimin e “seleksionimit të emrave të rinj për kandidatë për deputetë”, rezultoi një zhgënjim, dhe jo “risi” për të vetmen parti politike që ka braktisur leksionet e Dhjetorit ’90.
Shqiptarët e ndjejnë se, Partia e Bashës, nuk di të reformohet, nuk di të bëjë “katharsis”, nuk di të përçojë vlera demokracie, por thjesht demotivon edhe prurjet e reja, që ndoshta pa e menduar mirë, hedhin hapin drejt asaj partie. Ka shumë arsye që duhet të themi se “ky nuk është viti i opozitës”, por është viti i atyre që kryen me sukses transformimin rrënjësor të shoqërisë, institucioneve, viti i atyre që kishin kurajon të bënin reformat, dhe afronin vendin në sofrën e madhe të Bashkimit Europian.
Me gazin do fitoje luli
Kurreeèe