Ish-kryebashkiaku i New York-ut, Mike Bloomberg do të jap 100 milionë dollarë për të mbështetur Joe Biden në Florida në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor. Ai është shprehur se beson se beson se duke investuar në Florida do t’i hapi rrugë investimeve të tjera demokratike në shtete si Pensilvania.
“Mike Bloomberg është i përkushtuar për të ndihmuar në mposhtjen e Trump dhe kjo do të ndodhë në shtetet e betejës. Investimi thelbësor i Mike në Florida, në Pensilvania, do të jetë thelbësore për një fitore të Biden, “tha këshilltari i lartë i Bloomberg, Kevin Sheekey.
Florida konsiderohet një shtet i domosdoshëm për Trump pasi do t’i duhet të fitojë 29 vota elektorale në mënyrë që të ketë të sigurt rizgjedhjen. Nga ana tjetër, Biden, ka mundësi të fitojë edhe pa 29 votat elektorale të Floridas.
Bloomberg, vlera neto e të cilit vlerësohet mbi 50 miliardë dollarë, shpenzoi rreth 1 miliard dollarë në garën e tij të pasuksesshme për nominimin në radhët e demokratëve. Ai kishte premtuar se do të shpenzonte gjithçka që duhej për të mposhtur Trump, por gjatë verës disa demokratë kishin dyshime nëse do ta bënte vërtet këtë gjë.
Zëdhënësi i Bloomberg tha se ai është donatori i vetëm më i madh për demokratët. Tani demokratët do të duhet të presin nëse Bloomberg do të jetë i gatshëm të shpenzojë para në shtete të tjera konkurruese si Karolina e Veriut ose Georgia, apo të investojë në garat e Senati.
g.kosovari