Paris Saint Germain nuk di të fitojë në këtë sezon të ri të Ligue 1. Parizienët pësuan disfatën e dytë radhazi në javën e 3-të të Ligue 1 pasi u mposhtën me rezultat minimal 0-1 nga Marseille në klasiken e futbollit francez. Ndryshe nga ekipi i Thomas Tuchel, skuadra e Andre Villas-Boas e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon duke marrë fitoren e 2-të në po kaq takime, pasi ashtu si PSG edhe Marseille nuk e ka luajtur ndeshjen e javës së parë. Sfida e Parc Des Princes u vendos nga një gol Florent Thauvin në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë të lojës të dyja skuadrat gjetën nga një gol, Psg me Di Marian dhe Marseille me Benedeton por që u anuluan për pozicion jashtë lojë. Sfida u mbyll me shumë tension me arbitrin kryesor që nxorri 5 kartona të kuq në shtesë për të qetësuar gjakrat pas një sherri mes lojtarëve të të dyja skuadrat, shkaktar kryesor i të cilit ishte Neymar Jr që i kthyer nga karantina tashmë me siguri do të pezullohet me disa ndeshje nga komsioni i Disiplinës për grushtin pas koke që i dha kundërshtarit.
Në fund derbi i “Le Classique” i kthehet Marseille pas 9 vjetësh mungesë ku fitorja e fundit datonte më 27 nëntor të vitit 2011.
g.kosovari