Vedat Muriqi është zyrtarizuar si lojtar i Lazios. Sulmuesi i Kosovës u transferua nga Fenerbahçe për 20 milionë Euro sipas mediave italiane.
26-vjeçari do të kryejë të hënën kontrollet mjekësore për t’u bashkuar më pas me ekipin.
Vedat Muriqi në të kaluarën është aktivizuar në Supërligën e Shqipërisë me Teutën dhe Besën përpara se të shkonte në Turqi.
/a.r