• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Ilir Meta nuk e ndihmoi dot LSI, as nga Presidenca

by A R
13/09/2020 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka shqiptar sot që nuk e di se Ilir Meta në zyrën e qytetarit Nr. 1 të Shqipërisë, nuk po bën Kryetarin e Shtetit, por liderin opozitar. Nuk po bën Presidentin e Republikës, por kundërshtarin politik, më të hapur dhe më të egër ndaj mazhorancës qeverisëse. Nuk po bën njeriun mbi të gjitha palët, por politikanin që në gjithçka, kujdeset deri në detajin e fundit që të tregojë se është vetëm me njërën palë. Perceptimi i gjerë publik është se Meta është “de facto” ende Kryetar i LSI, pavarësisht se “de jure” Kryetare e saj është Kryemadhi.

Ai edhe Berisha, janë liderët e vërtetë të opozitës sonë të rrugës, pa të cilët nuk meret asnjë vendim i rëndësishëm, ndërkohë që Basha është thjeshtë mbajtësi i titullit të Kryetarit të saj. Pavarësisht se ishte zgjedhur me 87 vota nga Parlamenti, si President i Republikës më 28 prill 2017, Ilir Meta udhëhoqi fushatën elektorale të LSI për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit të atij viti. Derisa më 24 korrik, bëri betimit në Palament, për të mbajtur fjalimin e parë me cilësinë e Kryetarit të Shtetit. Kjo “shkelje” e ndihmoi partinë e tij të fitonte, 19 mandate deputetësh duke dalë në opozitë, pa e penguar dot PS ta krijonte e vetme qeverinë. Gjithësesi sinjali se ai nuk do të ishte një President, si gjithë të tjerët që e kishin drejtuar shtetin nga ajo zyrë, sapo ishte dhënë. Ai e kishte dorëzuar formalisht teserën e LSI siç Kushtetuta e detyron formalisht, por praktikisht, ai nuk hoqi dorë kurrë së qeni lideri i saj.

Ndaj nuk do të vononte shumë që ta dëshmonte se ishte në krye të Presidencës, si udhëheqës opozitar dhe jo si një udhëheqës shteti: Mosdhënia e plotfuqishmërisë ministrit të Jashtëm për negociatat e marrëveshjes së problemeve historike me Greqinë; mosdekretimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj; mosfirmosja e dekretit për shkarkimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe mosdekretimin në vend të tij të Gent Cakës; zhdekretimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 e firmosja në vend të tyre të dekretit për zgjedhjet e 13 tetorit që nuk u zhvilluan kurrë; dhe protesta e 2 marsit në Bulevard,- janë disa prej provave.

Shto këtu edhe deklaratat, postimet, konferencat e shtypit, intervistat dhe gjithçka tjetër në aktivitetin e tij publik jashtë kornizave dhe kodit të komunikimit institucional, për ta plotësuar këtë profil. Ajo që të bën çudi pas mbi 3 vitesh nga mënyra sesi Ilir Meta ka zgjedhur të bëjë kryetarin e LSI, duket qenë në zyrën e Kryetarit të Shtetit, është se në vend që ta ndihmonte ai e ka dëmtuar atë.

Në vend që ta shtonte mbështetjen për partinë që themeloi 16 vjet më parë në 6 shtatorin e vitit 2004, e ka ulur atë nën minimumin historik. Të gjitha sondazhet e fundit, tregojnë se LSI ka një rënie të mbështetjes publike, tani në prag të zgjedhjeve të reja të 25 prillit 2021. Si ka mundësi, që në vend ta forconte, nga pozitat e Presidentit, Meta e ka dobësuar LSI? Qytetarët me sa duket nuk mund të aprovojnë veprimet e një Kryetari Shtetit, që sillet në atë zyrë si Kryetar Partie. Nuk mund të mbështesin një politikan që i jepet mundësia të drejtojë institucionin më të rëndësishëm të shtetit, për ta dobësuar atë, me qëllim shëndoshjen e partisë së tij. Ilir Meta nuk e ndihmon dot LSI, nga Presidenca.

Për shqiptarët mbështetja për LSI do rritej, nëse ai, do bënte mirë Presidentin e tyre. Duke tejkaluar të drejtën e vet në krye të shtetit, votuesit kanë parë tek kjo sjellje, edhe mënyrën sesi Ilir Meta e ka drejtuar LSI në qeverisjet e së shkuarës. Ndaj me sa duket, nuk po i japin më, mbështetjen e tyre në të ardhmen!

alpenews.al

Next Post
Detajet e Bulqizës/ Biznesmeni u kërcënua në telefon: O paratë ose të vrasim!

Aksident masiv pranë tunelit të Elbasanit, raportohet për disa të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Transaksion historik”- Trump njofton marrëveshjen me Venezuelën, SHBA do kontrollojë 65 miliardë fuçi nafte: Dyfishon rezervat tona!

“Transaksion historik”- Trump njofton marrëveshjen me Venezuelën, SHBA do kontrollojë 65 miliardë fuçi nafte: Dyfishon rezervat tona!

August 29, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama mbledh sot të deleguarit e PS dhe deputetët e Tiranës, në fokus Bashkia, “Besa”, “Prania Besnike” dhe puna në terren

August 29, 2026
ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com