Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të PD për denoncimet nga tërmetit, veçanërisht për rastin e familjes Cakoni.
“E kam përjetuar me keqardhje për të ëmën e Alesioas, e cila është një nënë dhe një grua e rënduar psikologjikisht dhe shpirtërisht nga një tragjedi që nuk ka lënë pa lënë gjurmë.
Mendoj se etika e medias dhe për më tepër e politikës duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsimuar në publik njësoj si në një restorant, në një mjedis ku hahet mish mishngrënien e njerëzve në nëvojë, në sekëlldi apo të traumatizuar e duhet t’i referohet fakteve.
Po të ishte shumë njerëzore do të ishte e lavdërueshme që pa e dhunuar imazhin fizik, praninë fizike në tregun e gjësë së gjallë mediatik e politik të hulumtoheshin faktet dhe të shiheshin nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur apo i kemi qëndruar pranë, jo vetëm Manjolës dhe Alesios, por të gjithë familjeve, qoftë në familjet që humbën njerëz, dhe ato që humbën pasurinë, shtëpinë e tyre.
Dhe nëse do të shihen faktet iu ftoj që t’iu referoheni dokumenteve që tregojnë aplikimin në praktikë të asaj që kemi marrë përsipër.
Nuk do ishte nevoja të arrihej deri këtu, neveritem të shoh se si hiena që e ka vendin në kategorinë më të ulët shfaqet në formën e përfaqësuesit politik, flamurit partiak dhe ha mish njeriu duke i ftuar në një orgji mishi dhe dehjeje me demek ndjenjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Ky është shpërdorin dhe abuzim i njerëzve”, tha Rama.