Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, Ministria e Mirëqënies Sociale lançoi fushatën e saj 16 ditore për këtë çështje. Ministri Blendi Klosi tha se brenda këtyre 16 ditëve, përmes aktivizmit do të promovohet barazia gjinore.
“Ne në Shqipëri e respektojmë shumë nënën, motrën, familjen dhe nëna dhe gruaja është pjesa më e mirë e familjes shqiptare. Në këto 16 ditë të aktivizimit tonë ne do të përpiqemi në çdo moment të shfaqim kundra dhunës, ta promovojmë atë, ta ngrejmë aty ku e meriton.”- tha ministri Blendi Klosi