Mikela, motra e moderatores së njohur Dojna Mema është bërë e njohur së fundmi, pasi shfaqet në shumë story në Instagramin e moderatores. Mikela ka fituar simpatinë e shumë prej ndjekësve. Një nga këta të fundit ka bërë dhe një krahasim mes vajzave.
“Oh sa zë të ëmbël dhe të bukur ka! Mos u bëj xheloze, por ësht ëmë e mirë se ti, shkruan ndjekësja në videon ku moderatorja shfaqet duke filmuar Mikelën.
Moderatorja ka reaguar e revoltuar ndaj komentit teksa shkruan: Besoj se pas atyre që pyesin virgjërinë, vendin e dytë për injorancën e zënë këta që bëjnë krahasime me motër-motër, mam-gocë dhe komentojnë ‘Mos u bëj xheloze’.