Reagimi i parë I kryemisnitrit Edi Rama në lidhje me vendimin e Ligës së Futbollit për të bojkotuar pa afat sezonin e ri ishte i fortë. Pavarësisht kësaj, qeveria ka lënë të hapur duerën për një zgjidhje të shpejtë. Për të negociouar me Ligën është autorizuar deputeti Fidel Ylli.
Menjëherë pas këtij lajmi, Liga e Futbollit ka njoftuar zhvillimin e një mbledhje të shtunën në orën 11:00 në stadiumin “Air Albania”. Temë e ditës mes të tjerash është edhe përcaktimi i pjestarëve të grupit negociator si dhe qëndrimi që do të mbahet gjatë negociatave.
/e.rr