Një aksident është regjistruar rreth pres 23:00 në zonën e kryqëzimit të “21 Dhjetorit” në Tiranë.
Policia bën me dije se një automjet i Policisë së Shtetit është përplasur me një automjet privat.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjetin e policisë, e cila u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 23:00 në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” është përfshirë në aksident mjeti i policisë me drejtues shtetasin Xh.P., me mjetin me drejtues shtetasin I.B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjetin e policisë, e cila u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari