Deputetja Rudina Hajdari komentoi lajmin që qarkulloi sot, për largimin e Ilir Metës nga Presidenca më 26 prill dhe marrjen e postit si kryeministër ose zv. Kryeministër.
Ajo tha se është shtyrja e një historie me të njëjtit njerëz që mbajnë postet politike për shumë vite.
“Nuk dua të vijojë këto burime që vijojnë telenovelën e të njëjtës histori që njëra palë lë një post dhe shkon e merr postin tjetër. Mua nuk më interesojnë pasi shtyjnë procesin e një historie me të njëjtët njerëz që kanë marrë të njëjtat poste”, tha Hajdari për Ora News.
/a.r