Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi beson se forca politike që ajo drejton do të arrijë të dalë forcë e dytë politike në zgjedhjet parlamentare të 2021, duke i dhënë kështu lamtumirë sloganit të mëparshëm “LSI forcë e parë”.
Kryemadhi bëri edhe një parashikim për Partinë Socialiste, duke thënë se me Edi Ramën kryetar do të arrijë të marrë jo më shumë se 47 mandate.
“Se kemi vendosur akoma se ku do të garojmë. Jemi në diskutim e sipër. Ka kohë dhe 6 muaj. Do hyni në zgjedhje me Ramën kryeministër? E kam thënë me kohë. Vetëm po të jetë ai kryeministër njerëzit do të shkojnë me vrap për të votuar. Misioni i opozitës nuk është që disa deputetë të marrin rroga në Kuvend. PO të ishte Pandeli Majko për opozitën do të ishte shumë e vështirë për të krijuar një raport numrash. Me Edi Ramën, fitorja e opozitës do të jetë shumë e thellë. Rama do marrë 47 mandate. Ne diskutojmë për forcë të dytë. Unë dyshemenë e kam 34 mandate. E kam me simbolikë numrin 34,“-tha Kryemadhi.
/e.rr