Pika e kalimit kufitar të Kapshticës ka ulur traun mesditën e sotme, pasi është plotësuar kuota prej 300 vetash, e lejuar nga pala greke për të kaluar kufirin, në kushtet e pandemisë së koronavirusit.
Policia njofton të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej
300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.
/a.r