Skuadra nga Serie A, Frosinone, ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin shqiptar, Arlind Ajeti.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i skuadrës italiane, Frosinone. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi italian në uebsajtin e tyre zyrtarë, që gjithashtu kanë bërë të ditur se 22 vjeçari do të prezantohet të enjten.
“Frosinone njofton se ka arritur marrëveshje me Arlind Ajeti. Mbrojtësi shqiptar i vitit 1993, do të prezantohet ditën e enjte në ora 12:00 në konferencë shtypi”, thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.
Ajeti ka qenë pa skuadër që nga koha e përfundimit të kontratës me Baselin në Zvicër, ndërsa me Shqipërinë do të jetë në Euro 2016, që mbahet në Francë.
Reprezentuesi shqiptar u kërkuar nga St.Gallen, Kuban dhe Kransnodari, por zgjodhi klubin nga Serie A.