Më shumë se 5 hektarë pyje dhe bimësi janë djegur nga një zjarr i fuqishëm që ka rënë në Velçan të Bashkisë Maliq.
Era e fortë ka penguar punën e zjarrfikësve për të vënë në kontroll zjarrin.
Vatra vijon të mbetet e rrezikshme dhe dyshohet se zjarri është vendosur nga barinj të zonës. Ndërkohë edhe në fshatin Poro të Vlorës, ka rënë zjarr. Disa hektarë po vijojnë të digjen.
/a.r