• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ishte një këputje sikur po ngrije male”, rrëfehet Erion Veliaj: Ju tregoj betejën me Covid-19

by A R
07/09/2020 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, këtë pasdite ishte Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në fund të muajit Korrik, përmes një postimi Veliaj bëri të ditur se ishte infektuar nga virusi, por fatmirësisht ia doli të fitojë betejën me Covid-19.

Kryetari i Bashkisë u shpreh se fillimisht djali kishte patur temperaturë, më pas bashkëshortja dhe pas disa ditësh edhe ai.

Pas kryerjes së testit, ata rezultuan të tre pozitivë dhe u karantinuan në shtëpi.

Erion Veliaj: Fillimisht djali kishte pak temperaturë, mjeku tha me gjasa do i dalin dhëmballët. Pastaj temperatura i zgjati shumë pak, dy ditë, edhe mesa duket ishte e vërtetë ajo që shkenca thotë që fëmijet e kalojnë lehtë dhe shpejtë. Pastaj pati Ajola pak temperaturë, po menduam një infeksion apo diçka.  Pastaj më zuri dhe mua, por ishim me interval 3-4 ditë nga njëri-tjetrin dhe bëmë testin dhe zbuluam që ishim të tre të infektuar dhe në shtëpi. Ndonjëherë shumë prindër duke qenë se fëmijët i shikojnë si engjëj dhe engjëj janë, nuk dyshojnë. Pra askush nuk dyshon tek fëmijët e vetë. Duke qenë se jemi pa dyshim, ne në fakt harrojmë që ata e bëjnë pa vetëdije bartjen. Fëmijët janë akoma më të pafajshëm se luajnë me njëri-tjetrin, përqafohen, preken dhe padashje bartin sëmundjen.

Më tej, Veliaj shton se edhe për të që i merr gjërat me sportivitet dhe optimizëm, Covid ishte sfidues. Dhimbja e kockave, lodhje dhe temperatura që herë ulej dhe ngrihej ishin disa nga simptomat që Kryetari i Bashkisë ka patur gjatë asaj periudhe.

Erion Veliaj: U sigurova që isha super steril, u testuan rreth 100 njerëz që kisha patur afërsi, inspektime, vizita në zyrë, inspektime, emërtim rruge, një qokë ose ceremoni diku dhe në fakt zbuloj që i gjithë rrjeti ishte brenda familjes, kur mendonim që ishte vendi më i sigurt. Ndaj thirrja për njerëzit mos i neglizohoni, edhe për një tip si unë që në përgjithësi i merr gjërat me optimizëm dhe sportivitet ishte sfiduese. Në një moment ndihesha me dhimbjen e kockave, edhe unë edhe Ajola. Me atë temperaturën që nuk zbriste dhe bënte atë dhëmbët e sharrës zig-zag, njëherë lart, njëherë poshtë. Më shumë se një humbje e shijes ishte një lodhje dhe një këputje sikur po ngrije male, ndërkohë thjesht po pushoje në shtëpi dhe po ndjeje një dhimbje konstante të kockave dhe të muskujve.

Rudina Magjistari: Patët frikë në momentin e parë që mësuat që ishit me Covid?

Erion Veliaj: Jo, frikë jo. A pata dhimbje? Ishte një moment që vetëm djersija. Në dallim nga një grip normal që ka një kulm dhe pastaj fillon zbret, grafiku ishte pak si dhëmbët e sharrës. Pra ndihesh disa momente mirë dhe thua ia hodha, pastaj këputesh sikur të ka shtypur ai ruli i komunales. Kështu që e mora me sportivitet dhe humor, po zbulova disa gjëra Rudina, së pari zbulova shumë kolegë që e kishin dhe shumë njerëz të njohur.

Rudina Magjistari: Që nuk e kishin bërë publike apo jo?

Erion Veliaj: Që nuk e kishin bërë publike dhe thanë: O Lali me gjithë këto sulme që ke ti bravo çfarë kurajo që e the. Po unë nuk kam bërë as krim, as kam vrarë, as kam vjedhur. Ky është një grip i çuditshëm, se ende nuk i është gjetur çelësi, por nuk kam mëkatuar, nuk kam bërë ndonjë faj. Përkundrazi më mirë ta themi që ti bjerë stigma, se sa me stigmatizimin, a thua se ke bërë një mëkat dhe ke shkelur ligjin se të zuri Covid. Të zuri një grip që është më vështirë se të tjerat dhe ende duhet zbuluar deri në fund vaksina.

/a.

Next Post
Merr fund “çështja” e Ardian Dvoranit, KLGJ vendos për mbarimin e mandatit

Zbulohen kandidatët për Kolegjin Zgjedhor, 16 emra për tetë vende, mes tyre Dvorani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com