Jozefina Topalli ka bërë një shkrim të gjatë sa i takon procesit të zgjedhjeve dhe asaj që i pret shqiptarët më 25 prill.
Topalli shkruan se institucionet nuk janë gati për shkak se politikanët shkuan me pushime të gjatë dhe tashmë nuk përmbushen standartet për zgjedhje.
Ajo nuk harron dhe thumbat ndaj kryetarëve të partive, Lulzim Basha, Edi Rama dhe Ilir Meta, të cilët i akuzon se janë bashkë.
Ndërsa nuk e sheh Bashën si alternativë për vendin.
Nga Jozefina Topalli
Vakancat e gjata te politikaneve dhe hipokrizia per zgjedhe te lira!
Presidenti Meta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm, pothuaj 8 muaj përpara.
Por ligji per zgjedhjet nuk eshte gati.
kQZ nuk eshte gati; pergatitjet per digitalizimin e procesit nuk eshte kerkund.
Marrja e pushimeve nga politikanet ka shtyre punen per votimin e ndryshimeve te nevojshme ne kodin zgjedhor.
Per shkak te pushimeve ende nuk ka filluar puna per ndertimin e KQZ, e cila duhet ndertuar nga e para me nje organizim e strukture krejt tjeter.
Nderkohe pergatitjet per identifikimin e zgjedhesve si nje nder kerkesat e “opozites” jashte parlamentit ende s ka filluar.
Edhe keta me pushime… per Keshillin Politik eshte e tepert te pretendosh te mblidhet… si nje strukture e cuditshme qe eshte , natyrisht edhe ajo vazhdon vakancat..
Ne fakt per shkak te vacancave te gjata te politikaneve; per shkak te mos mbledhjes se Keshillit Politik , vendi rrezikon te shkoje drejt zgjdhjeve te ardhshme pa permbushur as minumumin e gjerave .
Qe qeveria nuk shqetesohet per standarte kjo eshte e kuptueshme, por qe opozita te jete aq e rahatuar sa te vazhdoje vacancat dhe te mos shtyje procesin kjo eshte e çuditshme .
Heshtja per sa me lart nga te gjitha anet flet per hipokrizine e atyre qe bertasin per zgjedhje te lira ose lajmeron per nje linje konflikti ne muajt e ardhshme.
Qytetaret qe ndjekin politiken nga ekrani kane nje koment…
Prap keta?Prap Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha?
Ne fakt vendi eshte pa alternative.
Tre emrat me lart jane bashke . Ata grinden vetem per pjeset tek koncesionet e tenderat.
Nderkohe Vendi ka nevoje deshperuese per ndryshim.
Qytetaret duan shprese. Protestat ne Minsk jane nje frymezim edhe per shqiptaret kundra nje klase politike te korruptuar e te deshtuar si kjo e jona.
Shpresa nuk do jete kurre e heshtur.
Me vote, me proteste apo me te dyja bashke qytetaret do clirojne vendin nga 3-4 vete ( kryetare partish)qe e mbajne peng ate.