• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida, Albana, Jorida, Oriola dhe Ina / Lufta për “kurorën” e listës së PD të Tiranës

by A R
07/09/2020 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ato janë të paktën pesë. Të evidentuara më shumë se të tjerat, në radhët e Partisë Demokratike. Kjo nuk e përjashton mundësinë, që të jenë edhe më shumë se kaq. Fakti që këto njihen me gishtat e njërës dorë, tregon se të tjerat nuk janë përpjekur ende sa duhet, për tu evidentuar. Nuk janë lojtare të “All Stars Game” që luftojnë për shiritin e kapitenes së ekipit. Sepse nuk bëhet fjalë për sportin, por për politikën. Ato janë: Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Orjola Pampuri dhe Ina Zhupa.

Përveçse janë pjesë e strukturave të PD, të gjitha kanë edhe një gjë të përbashkët. Secila duket se synon kurorën e zonjës apo zonjushës së parë të kryeqytetit, në hierarkinë e politikës opozitare. Nuk është se e thonë, por e dallon rivalitetin e tyre që larg, kur i sheh sesi komportohen në media apo rrjetet sociale. Ambicja e shkruar “në ballë” është ajo që i bashkon por edhe i ndan në këtë objektiv. Sepse të jesh e para e Tiranës, nuk është pak. Përkundrazi. Mund të jesh një kandidate potenciale në garën për të rivalizuar nesër Erion Veliajn, për kreun e bashkisë së Tiranës.

Deri atëherë është larg dhe fokusi tani është tek lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e reja parlamentare të 25 prillit 2021. Ku secila prej të pestave, duket se synon që të jetë në mos e para në listë, e para ndër të gjitha rivalet për rolin, peshën dhe rëndësinë gjatë fushatës përkrah Lulzim Bashës.

Grida Duma është identifikuar herë si politikane e Tiranës dhe herë e Durrësit, meqenëse në zgjedhjet e 2015 kandidoi përballë Vangjush Dakos në garën lokale, për kreun e bashkisë së vendlindjes së saj. Në 2017 ishte e katërta në listën e deputetëve të qarkut të Tiranës. Por me sa duket pozicionimi pas Oriola Pampurit dhe Rudina Hajdarit që ishin renditur më përpara, nuk e kënaqin një politikane me ambicjen e saj. Profili prej zëdhënësje fushate, mund ta favorizojë, por mund të jetë edhe pika ku mund ta luftojnë më shumë e më mirë.

Albana Vokshi është një nga politikanet më jetëgjata të PD dhe shumë aktive kur vjen puna për çështje sociale dhe arsimit, duke qenë se ka drejtuar komisione parlamentare dhe fokusuar mbi këto tema. Rivalitetin më të madh, duket sikur e ka me Grida Dumën, që ka nisur ta bezdisë duke u futur në “sinoret” e saj. Për shkak se në listën e kandidateve për deputetë të PD në zgjedhjet e 2017, për Tiranën, ishte e renditur pas saj. Pika më e fortë; statusi i qëndrestares. Por shijet politike të Bashës duket se janë të tjera.

Jorida Tabaku duket më ambiciozja mes “pesëshes”, por duke patur vetinë që ta fshehi këtë, pas një veli pafajësie. Është një prej më të kuotuarave në radhët e strukturave të PD Tiranë, për shkak të mbiemrit që e lidh me një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit, që po bëhet më kozmopolit me kalimin e viteve. Ka ardhur duke forcuar profilin e saj ekonomik në politikë, duke qenë nga të paktët në radhët e opozitës që mundohet të meret me faktet dhe jo me emrat e kundërshtarëve. Por, duket njësh për të qenë dysh.

Orjola Pampuri bëri shumë zhurmë në fushatën e zgjedhjeve të 2017, kur emri i saj u rendit e para ndër të gjitha gratë dhe vajzat e PD, pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Më shumë sesa për meritë të saj, duket e përzgjedhur për shkak të preferencave të Kryetarit Lulzim Basha, që vazhdon ta pompojë artificialisht. Mungesën e gjenerimit të ideve politike dhe artikulimit publik, është munduar që ta kompensojë me militantizëm ekstrem fals, duke bërë gafa të tmerrshme që do të vinin në siklet këdo.

Ina Zhupa është më aktivja prej pesëshes, sepse është jashtë listës së deputetëve të deridjeshëm, ndaj i duhet të “vrapojë” më shumë se katër konkurentet e tjera, për tu bërë pjesë e Parlamentit të ri. Është zëdhënëse e PD, detyrë të cilën ndër vite e kanë mbajtur dhjetra të tjerë, të cilët i bashkon fati se të gjithë kanë patur eksperienca shumë të shkurtra në këtë funksion. Po lufton kundër këtij “mallkimi” duke bërë reporteren e lajmeve opozitare ndaj Bashkisë së kryeqytetit dhe jo aspiranten për politikane.

Kush do ia dali prej të pestave?

Nuk është çudi që të gjitha të jenë në listën e kandidatëve për deputetë. Por, ato më shumë se për këtë, duket se po luftojnë për kurorën e shoqërueses së parë të Lulzim Bashës në garën për Tiranën sot, si rruga më e sigurtë në garën për gjithë Shqipërinë, nesër. Për të zëvendësuar Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun brenda të djathtës shqiptare. Ndryshimi është se të dyja u bënë vetë, kurse “pesëshja” e re, duket si eksperiment për të përmbushur nevojën ulëritëse të opozitës për një profil të spikatur politik.

alpenews.al

Next Post
Koronavirusi/ Në Ballkan pandemia po rritet pa ndalur

Bilanci në Kosovë: 5 viktima dhe 85 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyrja e masave kufizuese, Minxhozi: Preferoj mos krahasoj Shqipërinë me Italinë! Mund të ketë surpriza

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In