Ministria e Jashtme është vënë në lëvizje pas rastit të emigrantit shqiptar në Selanik, cili në një revoltë ka tentuar të hidhet nga pallati 12- katesh.
Konsullata e Përgjithshme e Selanikut ka takuar vetë emigrantin i cili ndodhet në Rajonin e Policisë së qytetit.
Po ashtu konsulli është takuar me vajzën e tij dhe po ndiqet situata për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë për të ndihmuar emigrantin shqiptar.
Mediat greke raportuan se pikërisht emigranti shqiptar kërcënoi se do hidhej pasi në Greqi kishte mbetur pa punë, jetonte në një kasolle si dhe kishte paguar taksa për vite por s’kishte më leje qëndrimi në Greqi.
NJOFTIMI NGA MEPJ
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik sapo mori dijeni për ngjarjen e ndodhur gjatë pasdites së sotme të një shtetasi shqiptar me banim në Lagkada, i cili ka tentuar t’i japë fund jetës së tij për motive personale, është vënë në kontakt menjëherë me drejtuesit e Rajonit Qendror të Policisë në Selanik si dhe është takuar tanimë edhe me vetë shtetasin, i cili ndodhet aktualisht në këtë rajon.
Konsullata është lidhur menjëherë edhe me familjarët e shtetasit dhe aktualisht, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik është në takim me vajzën e shtetasit duke ndjekur situatën në vijimësi për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë, në ndihmë të shtetasit shqiptar.
/e.rr