Nga Artur Ajazi
Bardh Spahia, një prej sekretarëve të SHQUP-it, ish-ministër i Shëndetsisë, dhe me profesionin mjek, ka dalë sërish para mediave për të sulmuar qeverinë, lidhur me incidentin më të fundit të ndodhur me një 65 vjeçar tek spitali “shefqet Ndroqi”.
Bardh doktori, nuk gjente fjalë të tregonte “dhimbjen” por sidomos indinjatën e tij, ndaj Ministrisë së Shëndetsisë për “neglizhencën e qëllimshme”. Në fakt Bardhi del gjithmonë pas çdo informacioni zyrtar, duke e përgënjeshtruar, del gjithmonë pas çdo “incidenti” duke akuzuar qeverinë, ministren, kryeministrin, por asnjëherë nuk ka shprehur gatishmërinë e tij si mjek, ti bashkohet ekipeve të bluzave të bardha, kolegëve të tij tek “Shefqet Ndroqi” apo tek QSUT. Shko Bardh shko, bashkohu edhe ti, jep shembullin personal, në ndihmë të atyre që janë prekur nga COVID-19, shko Bardh dhe ndihmo të infektuarit dhe kolegët, shko jep kontributin personal, dhe mos dil të flasësh profka dhe budalliqe.
Shko Bardh, ti dhe “doktorët” e SHQUP-it, (që thoni se i kemi specialistët më të mirë) shkoni dhe përballuni me sfidat, me krizën, me pandeminë, dhe mos u strukni në zyrat e SHQUP-it, duke pritur viktimën e rradhës, duke pritur raportimet zyrtare. Shko o Bardh shko, dhe bashkohu edhe ti me bluzat e bardha dhe mos u merr fare me “politikën e madhe”, sepse atë tek ju, e ka bërë dhe do ta bëjë Doktorr Berisha. Shko Bardh shko, në QSUT apo “Shefqet Ndroqi”, dhe trego sa vlen ti si mjek, dhe pastaj thuaji “aferim” Lulzim Bashës, për të lexuar traktet e PD. Detyra e çdo mjeku sot, është ti përmbahet betimit të Hipokratit, është ti gjendet çdo qytetari në nevojë shëndetsore, dhe jo të dalë dhe të bëjë politikanin, apo politikë dhe fushatë me viktimat. Shko Bardh shko, atje ku është nderi dhe detyra e mjekut sot, në spitale dhe pavione, atje ku duhet ndihma urgjente ndaj atyre që preken nga COVID-19, dhe mos jepni leksione shtrepë dhe mos bëni fushatë duke imagjinuar “fitoren e Pirros”. Shko Bardh shko, në frontin e “luftës”, sepse atje duhesh më shumë se në SHQUP, shko sepse atje mes kolegësh do ta ndjesh vehten më të lirë se mes urdhërave të Lulzimit.
Shko Bardh shko, merr me vehte edhe Tritanin apo dhe Doktorr Berishën, tu tregojë “udhët” e spitaleve sepse duke u marrë me “pulitikë” nuk po gjeni dot vehten tuaj. Misioni i mjekut është i shenjtë, është fisnik, është heroik, dhe kjo pandemi dhe kjo krizë e ka treguar këtë, duke patur parasysh aktet sublime të dhjetra mjekëve në shërbim të qytetarëve të prekur nga COVID-19. Shko Bardh shko, tek QSUT apo tek “Shefqet Ndroqi”, tu gjendesh pranë qytetarëve pa i ndarë ata në “demokratë dhe socialistë” sepse je mjek, dhe nuk të shkon ty roli i “ushtarit” të partisë.
Nuk bën dot ti, fushatë për Lulzimin nga dritarja e SHQUP-it, duke hedhur akuza dhe ofendime ndaj kolegëve dhe ministrave, sepse shqiptarët e dinë dhe e kujtojnë fare mirë, si ishte shëndetsia në kohën e “Doktorrit”, dhe si është transformuar sot. Shko Bardh shko, atje ku të thërret detyra, dhe mos lexo më trakte SHQUP-i, duke mbajtur shpresën e madhe sa “deti” se “kur të marrë pushtetin Lulzimit, ti do të bëhesh ministër Shëndetsie”.
Po ku te shkoje Bardhi aman…… ai nuk ka punuar as edhe nje dite te vetme si mjek. Me mire terrije aty ku eshte se “vret” vetem me budallalleqet qe i daling nga goja. Mos o Zot po doli vullnetar te ushtroje me ne fund profesionin tek “Shefqet Ndroqi” ose te QSUT-ja do vrase me te vertete edhe ata qe Zoti ua ka “prere ymrin e gjate”……..