• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardh, (ti dhe të tjerët) shko tek “Shefqet Ndroqi” jep shembullin tënd

by Artur Ajazi
03/09/2020 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Bardh Spahia, një prej sekretarëve të SHQUP-it, ish-ministër i Shëndetsisë, dhe me profesionin mjek, ka dalë sërish para mediave për të sulmuar qeverinë, lidhur me incidentin më të fundit të ndodhur me një 65 vjeçar tek spitali “shefqet Ndroqi”.

Bardh doktori, nuk gjente fjalë të tregonte “dhimbjen” por sidomos indinjatën e tij, ndaj Ministrisë së Shëndetsisë për “neglizhencën e qëllimshme”. Në fakt Bardhi del gjithmonë pas çdo informacioni zyrtar, duke e përgënjeshtruar, del gjithmonë pas çdo “incidenti” duke akuzuar qeverinë, ministren, kryeministrin, por asnjëherë nuk ka shprehur gatishmërinë e tij si mjek, ti bashkohet ekipeve të bluzave të bardha, kolegëve të tij tek “Shefqet Ndroqi” apo tek QSUT. Shko Bardh shko, bashkohu edhe ti, jep shembullin  personal, në ndihmë të atyre që janë prekur nga COVID-19, shko Bardh dhe ndihmo të infektuarit dhe kolegët, shko jep kontributin personal, dhe mos dil të flasësh profka dhe budalliqe.

Shko Bardh, ti dhe “doktorët” e SHQUP-it, (që thoni se i kemi specialistët më të mirë) shkoni dhe përballuni me sfidat, me krizën, me pandeminë, dhe mos u strukni në zyrat e SHQUP-it, duke pritur viktimën e rradhës, duke pritur raportimet zyrtare. Shko o Bardh shko, dhe bashkohu edhe ti me bluzat e bardha dhe mos u merr fare me “politikën e madhe”, sepse atë tek ju, e ka bërë dhe do ta bëjë Doktorr Berisha. Shko Bardh shko, në QSUT apo “Shefqet Ndroqi”, dhe trego sa  vlen ti  si mjek, dhe pastaj thuaji “aferim” Lulzim Bashës, për të lexuar traktet e PD. Detyra e çdo mjeku sot, është ti përmbahet betimit të Hipokratit, është ti gjendet çdo qytetari në nevojë shëndetsore, dhe jo të dalë dhe të bëjë politikanin, apo politikë dhe fushatë me viktimat. Shko Bardh shko, atje ku është nderi dhe detyra e mjekut sot, në spitale dhe pavione, atje ku duhet ndihma urgjente ndaj atyre që preken nga COVID-19, dhe mos jepni leksione shtrepë dhe mos bëni fushatë duke imagjinuar “fitoren e Pirros”. Shko Bardh shko, në frontin e “luftës”, sepse atje duhesh më shumë se në SHQUP, shko sepse atje mes kolegësh do ta ndjesh vehten më të lirë se mes urdhërave të Lulzimit.

Shko Bardh shko, merr me vehte edhe Tritanin apo dhe Doktorr Berishën, tu tregojë “udhët” e spitaleve sepse duke u marrë me “pulitikë” nuk po gjeni dot vehten tuaj. Misioni i mjekut është i shenjtë, është fisnik, është heroik, dhe kjo pandemi dhe kjo krizë e ka treguar këtë, duke patur parasysh aktet sublime të dhjetra mjekëve në shërbim të qytetarëve të prekur nga COVID-19. Shko Bardh shko, tek QSUT apo tek “Shefqet Ndroqi”, tu gjendesh pranë qytetarëve pa i ndarë ata në “demokratë dhe socialistë” sepse je mjek, dhe nuk të shkon ty roli i “ushtarit” të partisë.

Nuk bën dot ti, fushatë për Lulzimin nga dritarja e SHQUP-it, duke hedhur akuza dhe ofendime ndaj kolegëve dhe ministrave, sepse shqiptarët e dinë dhe e kujtojnë fare mirë, si ishte shëndetsia në kohën e “Doktorrit”, dhe si është transformuar sot. Shko Bardh shko, atje ku të thërret detyra, dhe mos lexo më trakte SHQUP-i, duke mbajtur shpresën e madhe sa “deti” se “kur të marrë pushtetin Lulzimit, ti do të bëhesh ministër Shëndetsie”.

Next Post
Haga “nuk i ndahet” Kosovës, ish-kryeministri Agim Çeku kërkohet si i dyshuar

Haga "nuk i ndahet" Kosovës, ish-kryeministri Agim Çeku kërkohet si i dyshuar

Comments 1

  1. Mjek (i vertete, jo si Bardhi) ne USA says:
    6 years ago

    Po ku te shkoje Bardhi aman…… ai nuk ka punuar as edhe nje dite te vetme si mjek. Me mire terrije aty ku eshte se “vret” vetem me budallalleqet qe i daling nga goja. Mos o Zot po doli vullnetar te ushtroje me ne fund profesionin tek “Shefqet Ndroqi” ose te QSUT-ja do vrase me te vertete edhe ata qe Zoti ua ka “prere ymrin e gjate”……..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

November 7, 2026
Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

November 7, 2026
Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

November 7, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In