Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një vizitë në Kryegjyshatën Bektashiane me rastin e Ditës së Hashures, nga ku ka bërë dhe një urim për të gjithë besimtarët.
Kryemadhi në fjalën e saj tha se dëshironte që të shkonte kudo bashkë me besimtarët në çdo shtëpi të shqiptarëve për të çliruar shpirtrat nga çdo mëkat që kanë nga çdo e keqe që i ka kapur për t’i dhënë begati familjeve.
“Sot në ditën e Hashures, dita kur Imam Hyseini udhëhoqi betejën në Qerbela për të përmbysur diktaturën famëkeqe të Jezitit mavi dhe për të rindërtuar paqen, demokracinë dhe për të çliruar popujt nga kjo dhunë e kjo zgjedhë.
Në këtë ditë do të dëshiroja që me këtë urim të shkonim kudo në çdo shtëpi të shqiptarëve për të çliruar shpirtrat tanë nga çdo mëkat që ne kemi, nga çdo e keqe që na ka kapur dhe për të çliruar shpirtrat tanë për të ecur përpara për t’i dhënë begati familjeve tona, për t’i dhënë begati popullit tonë, për t’i dhënë begati vendit tonë.
Sepse sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ngadhënjimin e të mirës mbi të keqen. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë dhe Zoti i dhëntë Shqipërisë mbarësi e begati ashtu sikurse në betejën e Qerbelasë u çliruan nga çdo dhunë e çdo padrejtësi që i bëhej”, tha Kryemadhi.
/e.rr
Shpirti yt i mallkuar nuk lahet dot as me ujerat dhe dallget e medha te oqeaneve te Globit Ti je vrasese hajdute,inorante,bushter e keqe
intrigante,thashethemexhie,putane…Keshtu qe ben mire te largohesh perfundimisht . Pthu ndyresire!?..