Gjykata e Apelit la lene ne fuqi vendimin për sekuestron e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi.
Vendimi i GJKKO-së ishte për t’u dhënë ditën e djeshme, por për shkak të dosjes voluminoze u shty për sot. Këtë seancë e ndoqi edhe përfaqësuesi i ambasadës amerikane.
Pas hetimeve të SPAK, GJKKO vendosi sekuestrimin e 26 pasurive të biznesmenit Ndroqi.
Nderkohe qe avokati i tij, Alban Qafa, një ditë me pare tha se ka prova voluminoze që vërtetojnë se pasuria e Ndroqit është 100% e ligjshme.
Për avokatin, Ylli Ndroqi nuk është arrestuar asnjëherë në Itali, pasi vendimi i Gjykatës së Milanos i 2006-ës është shfuqizuar në vitin 2010.
g.kosovari