Një 84-vjeçare në Itali ka ndërruar jetë pak ditë më parë.
Por, ajo u bë lajm në mediet e vendit fqinj, për shkak të fotos që kishin zgjedhur familjarët e saj, për njoftimin e vdekjes.
Ata kishin zgjedhur një foto me gishtin e mesit të së ndjerës.
“Kemi zgjedhur këtë foto, sepse mamaja ishte e tillë, nuk donte t’ia dinte”, thotë një prej fëmijëve të 84-vjeçares.
Tani ata po mendojnë që të njëjtën foto të vendosin edhe në pllakën e varrit ku do të prehet e moshuara.
/e.rr