Gjashtë persona janë arrestuar orët e fundit në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.
Më konkretisht, u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit për shtetasit në kërkim S. Sh, dhe M.Sh., të dy banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, ka caktuar masen e sigurisë “Arrest me Burg”, për vepren penale “Mashtrimi”.
Ndërkaq, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., pasi në rrugën “Hysni Gerbolli”, ka tentuar për të vjedhur zyrat e një kompanie kabllore, si dhe ka thyer xhamat e një studioje projektimi të një kompanie në pronësi të shtetasit A.S. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së banesës të shtetases S.B.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh.M., pasi në një qendër tregtare është kapur në flagrancë duke vjedhur veshje të ndryshme.
U arrestua shtetasi Z.Z., pasi në rrugën “Sami Frashëri”, në objektin e tij, nga punonjësit e OSHEE-S, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi i shtetasit A.R., pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/a.r