Kryeministri Edi Rama informon se punimet për ujësjellësin e Vaut të Dejës janë 81% të kryera teksa qyteti verior do të ketë një rrjet të ri pas 50 vitesh, kur daton dhe investimi i fundit.
Rama thotë se Vau i Dejës kishte 3- 6 orë ujë në ditë maksimumi, kurse duke nisur nga viti i ri do të kenë 24 orë ujë në ditë.
Më tej ai nuk harron të thumbojë opozitën, duke thënë se qeveria e mëparshme mori më shumë vota nga Vau i Dejës se sa i çuan litra ujë në rubinet.
Statusi nga kryeministri Rama:
💧 KA ARRITUR NË 81% volumi i realizimit të punimeve për ujësjellësin e ri të Vaut të Dejës, ku investimi i fundit është kryer në vitin 1970 dhe furnizimi me ujë, vetëm në kohën e quajtur “normale” arrin nga 3.5 deri 6 orë në ditë maksimumi, ndërsa familjet pa akses fare në rrjet janë të shumta.
22.6 KILOMETRA RRJET I RI SHPËRNDARËS, do të bëjnë që duke nisur nga ky Vit i Ri, uji në rubinetat e atyre familjeve të mos mungojë më 24 orë çdo ditë😊
*mbase është pak, po është e sigurtë që pa këtë qeveri, situata dramatike e furnizimit me ujë në Vaun e Dejës mund të vazhdonte edhe kushedi se sa vite, siç vazhdoi me dekada, kur të mëparshmit morën më shumë vota nga ai komunitet, se sa i çuan litra ujë në rubinet😱
/e.rr